VMRO-ja kërkon shkarkimin e Pajazit Pajazitit

Gazetare: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja kërkon me këmbëngulje largimin nga detyra të gjykatësit Pajazit Pajaziti, pasi ky i fundit kishte sjell vendimin për arrest shtëpiak të Blerim Ramadanit, nga ku ai u arratis. Sipas partisë së Mickoskit, Pajaziti ka bërë vendime të njëpasnjëshme të gabuara si ai me rastin e Ixhet Memetit por edhe vendimet për sulmin në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit.

“Pajazit Pajaziti duhet të sqarojë se përse e lëshoi Blerim Ramadanit në arrest shtëpiak, në vend se të jetë në burg. Ai e ka ditur se Ramadani është person që mund të arratiset dhe edhe përskaj kësaj ja ka dhënë këtë mundësi. Përgjegjësi duhet të ketë patjetër. Për fillim, ai duhet të shkarkohet kurse më pas kundër tij duhet të niset procedurë për të sqaruar se si në lëndët e tij, shkeljet e rënda kalojnë pa u ndëshkuar me dënime me kusht, ose arratisen”, tha Toni Jarevski, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja fajëson ministrin Panço Toshkovski për paaftësinë për të mbajtur Ramadanin të sigurt në arrest shtëpiak.
Në rastin me Blerim Ramadanin, VLEN fajëson BDI-në që me ndihmën e prokurorit Islam Abazi është përpjekur të flijojë Blerim Ramadanin për të shkaktuar tensione dhe prishje të raporteve me Kosovën.
Ramadani, muajin e kaluar u arrestua në pikën kufitare Jashincë, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në Interpol nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së Kosovës 25 vite më parë. Këshilli Gjyqësor dy ditë më parë formoi komision, i cili do ta shqyrtojë veprimin e Gjykatës Penale të Shkupit në lidhje me rastin e arratisjes së ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga paraburgimi shtëpiak. Komisioni në Këshillin Gjyqësor u formua për të konstatuar gjendjen faktike pas shkrimeve në media, në të cilat kërkohet llogari nga gjykata për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv me paraburgim shtëpiak./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme