Përfshihet nga flakët magazina e vjetër në Mallakastër! Pranë saj ndodhet një banesë dhe fabrikë vaji, për të cilat po bëhen përpjekje që të mos digjen

Një magazinë e vjetër në fshatin Lavdan të Bashkisë së Mallakastrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.


Struktura e braktisur me mjete kartosera dhe solar ndodhej pranë ish  KPTHN Ballsh dhe pranë saj ndodhen një banesë si dhe një fabrikë vaji.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimet zjarrfikëse ashtu sikurse dhe nga kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ai është shprehur se brenda magazinës, e cila ka qenë e hapur, kishte materiale të ndryshme dhe ka pasur e mbetje me fuçi vaji, solari kartosera.

Kjo magazinë ka dy pronarë, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe një tjetër nga Drizari, por secili e ka braktisur strukturën prej disa muajsh.

Siç u përmend e më sipër, pranë magazinës ndodhen një banesë dhe një fabrikë vaji, për të cilat shërbimet zjarrfikëse po qëndrojnë në gatishmëri, në mënyrë që të mos kërcënohen nga flakët.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë së Mallakastrës dhe një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim shuarjen e flakëve, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për fikjen e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme