Dhuna ndaj Klea Prengas nga ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Antonela Berisha dhe motra e saj/ Detaje të reja në dritë: Sekuestrohen dy mjete, autoret nuk janë larguar nga Shqipëri, vijojnë në kërkim

Detaje të reja kanë dalë ‘në dritë’ pas dhunës së ushtruar nga motrat Berisha drejt Klea Prengas.


Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi TIMS, ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha, nuk janë larguar nga territori shqiptar dhe vijojnë të jenë të shpallura në kërkim.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimet përkatëse për motrat Berisha.

Ato akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm nga 3 deri në 10 vite burgim.

Sakaq, Policia ka sekuestruar dy automjete. Një prej automjeteve është përdorur natën e ngjarjes, ndërsa me makinën tjetër kanë lëvizur më pas ngjarjes së rëndë.

VIJON…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme