EMRI/ Gjendet i pajetë i moshuari në Memaliaj! Familjarët kishin humbur kontaktet prej disa ditësh

Një i moshuar është gjendur i pajetë nga kalimtarë të rastit.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokike 2 të Bashkisë Memaliaj.

Trupi i pajetë i 70 vjeçarit, i identifikuar me emrin Faik H., është gjetur nga kalimtarë të rastit të fshatit.

Dëshmitarët e rastit kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu.

Raportohet se familjarët e të moshuarit kishin humbur kontaktet me të prej disa ditësh.

Policia nuk ka informuar ende se kur ka humbur jetën 70 vjeçari, ashtu sikurse nuk bëhet me dije se ku është gjetur trupi i tij i pajetë.

Sakaq, po kryhen hetime për rastin, për të identifikuar nëse vdekja ka qenë natyrale, aksident apo rezultat i ndonjë krimi (vrasje).

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme