Vrasësi në qendrën tregtare Mavrovasja nuk ka qenë vetë.
Sipas informacioneve, ai së bashku me disa të tjerë është arratisur për në lagjen e Gazi Babës.
Madje, informacionet flasin se atje ka patur të shtëna mes tyre dhe policisë.
Në vendin e ngjarjes ka prezencë të shtuar të policisë ndërsa nga ajri është duke kontrolluar një helikopter policor.