FOTO/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin urën e lartë të rrugës së Arbrit! Ja si paraqitet situata në bajpasin e Murrizit dhe në zonën e Xibrit

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë disa zonë të vendit pasditen e sotme, kanë krijuar probleme në rrugët nacionale, e kryesisht në Qarkun Dibër.


Rruga-e-Arbrit1-770x427

Raportohet se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4, u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Rruga-e-Arbrit3

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve, mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

Rruga-e-Arbrit2

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme