Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20gusht) ku një ish-polic i burgjeve të Sarandës është gjetur i vetëvarur në oborrin e një Manastiri.
Sipas raportimeve paraprake mësohet se ka qenë një qytetar që po shkonte për të ndezur qiri, ai që ka gjetur trupin e pajetë të varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit të fshatit Finiq.
Sipas banorit, ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.
Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.
Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve dhe ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.
Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.