PAMJE/ Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, i akuzuar për plagosjen e djalit të biznesmenit në Pogradec! I pandehuri, shok me Laert Hoxhën

I kërkuari i drejtësisë shqiptare, Firdeus Berberi është ekstraduar ditën e sotme nga autoritetet greke.


Ai u arrestua në maj të vitit 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën automjet me Laert Haxhiun.

Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

NJOFTIM

Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi

Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.

Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme