I akuzuar për trafik personash në Kosovë, arrestohet 47 vjeçari në Durrës! Pronar i një lokal nate ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, po punohet për ekstradimin e tij

Një 47 vjeçar në Durrës është arrestuar ditën e sotme, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.


Shtetasi D.R., 47 vjeç, lindur në Mirditë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e Kosovës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikim personash”.

I pandehuri është pronar i një lokal nate në Prishtinë.

Ai u arrestua në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Interpol Tirana po punon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për ta ekstraduar 47 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme