re persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohenë në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, konfirmoi Gashi për Express.