Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, përfundojnë në spital 4 anëtarët e familjes nga Shkupi, ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme (22 gusht) në aksin Elbasan – Librazhd.


Aksident

Një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, në rrethana ende të paqarta është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë përfunduar në spital katër anëtarët e familjes, drejtuesi i mjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Po ashtu automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme