Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë një 31 vjeçar, i identifikuar si Vath Balla, 31 vjeç, lindur e banues në Durrës.
Balla ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Me datë 12 qershor 2019, 31 vjeçari u ka shitur lëndë narkotike të ndara në doza personave të ndryshëm.
Një javë më pas, me datë 19 qershor 2019, Balla i ka shitur një agjenti nën mbulim 4.5 gramë kokainë.
Ndërkohë me daë 22 qershor 2019, 31 vjeçari i ka shitur sërish një agjenti nën mbulim, në masën 5.5 gramë kokainë.
Hetimet e kryera nga uniformat blu zbulojnë se Vath Balla kishte rreth 5 kilogramë kokainë dhe 7 kilogramë heroinë, të cilat dëshironte t’i shiste.
Ai akuzohet për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për këtë akuzë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me datë 18 maj 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
NJOFTIM
Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Vath BALLA, i datëlindjes 02.02.1993, lindur dhe banues në Durrës.
Ky shtetas është shpallur nëkërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës, me vendim Nr. 158/2 datë 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Me date 12.06.2019 në Durres, shtetasi Vath BALLA f/n Vath, u ka shitur narkotikë, e ndarë në doza, personave të ndryshëm. Me date 19.06.2019 në Durres, ai i ka shitur 4.5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Me datë 22.06.2019 po në Durres, ai i ka shitur sërish, 5 gramë cocaine një agjenti nën mbulim. Hetimet e mëtejshme kanë treguar se shtetasi Vath BALLA kishte rreth 5 kg of cocaine dhe 7 kg heroine të cilat donte t’i shiste.