Temperaturat deri në 36 gradë Celsius! Parashikimi i motit për 25 gusht

Dita e diel parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, kjo pasi do të jetë me kthjellime, ndërsa në orët e mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore të vendit.


Ndërkohë, përgjatë orëve të pasdites majat e maleve do të përfshihen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Temperatura më e lartë do të shënojë 36 gradë Celsius në Shkodër.

Berati dhe Gjirokastra do të arrijnë temperaturën prej 35 gradë Celsius.

Sakaq, kryeqyteti, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Lezha do të shënojnë 34 gradë Celsius.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme