Njëri përshtati lokalin për shitje të lëndëve narkotike ndërsa një tjetër për vënien e basteve sportive, në pranga dy persona në Maliq

Dy persona në Maliq janë arrestuar ditën e sotme, pasi njëri prej tyre kishte përshtatur lokalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa tjetrit iu gjetën në celular aplikacione që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.


Në pranga ka rënë shtetasi A.Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq dhe shtetasi A.S., 36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq.

A.Z., kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për të shitur drogë. Në ambientin e biznesit u gjetën mbetje të lëndëve narkotike dhe sende që shërbejnë për përdorimin e tyre. Ai akuzohet për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

A.S., pas një kontrolli të ushtruar në një lokal në fshatin Sovjan, në celularin e tij iu gjetën aplikacionet që përdoren për vendosjen e basteve sportive. Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Çështjet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq,  për veprën penale “Përshtatja e  lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë  për përdorim të lëndës narkotike.

A. S,  36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Aparati celular u sekuestrua në cilësin e provës materiale”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme