EMRAT/ E goditi me bërryl në fytyrë pas një debati, në pranga roja i parkingut! I lënduari në gjendje të rëndë shëndetësore! Ja akuza e shtruar ndaj 35 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një parkim në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku roja ka goditur në fytyrë me bërryl një qytetar pas një konflikti.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30 , në rrugën “Pjetër Bogdani”, ku në zonën e parkingut është zhvilluar një debat mes rojës i identifikuar me emrin Geldian Daullciu, 35 vjeç dhe shtetasin Eldian Mera, 30 vjeç.

Daullciu ka goditur me bërryl në fytyrën Merën dhe ky i fundit ka rënë në tokë pa ndjenja.

30 vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Geldian Daullciu akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sakaq, ende nuk sqarohet arsyeja e konfliktit mes dy shtetasve.

NJOFTIM

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Geldian Daullçiu, 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Eldian Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme