Policia e Shtetit ka dalë me një apel ndaj qytetarëve për shkak të përkeqësimit të papritur të motit në vend.
Përmes një njoftimi, blutë u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të tregohen të kujdesshëm, sidomos me shpejtësinë.
U vu në theks shpejtësia e mjeteve të cilat mbajnë ngarkesa dhe kanë lartësi të konsiderueshme, për të treguar kujdes në shpejtësi, pasi janë më të rrezikuara për aksidente për shkak të erës së fortë dhe rrugëve të rrëshqitshme.
Sakaq, strukturat e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të parandaluar çdo ngjarje të mundshme rrugore.
Njoftimi i bluve