EMRAT/ Konflikti në Palasë, shkon në dy numri i të plagosurve! Shpallen në kërkim e dy shtetas të tjerë

Konflikti i ndodhur në Palasë orët e para të mëngjesit të datës 25 gusht ka një bilanc të ri përsa i përket të lënduarve, pasi është shtuar e një tjetër i dëmtuar nga ngjarja.


Uniformat blu raportojnë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë në konflikt, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të shpallurit në kërkim janë identifikuar si Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, blutë kanë shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Fillimisht mbeti i lënduar shtetasi L.K., 42 vjeç, ndërsa sot raportohet se ka mbetur i dëmtuar shtetasi F.A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Policia po vijon punën për gjetjen dhe arrestimin e autorëve Bejo, Cerri, Spaho dhe Baleci.

Përsa i përket të lënduarve nuk jepen detaje se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25 gusht në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë të Himarës.

Ka qenë i ftuar këngëtari Konstandinos Argiros, ndërsa mes të pranishmeve ka nisur një konflikt për motive të dobëta.

Janë publikuar pamjet kur personat e përfshirë në ngjarje dhunojnë të lënduarin L.K., 42 vjeç

Prokuroria e Vlorës është në ndjekje të kësaj çështje.

NJOFTIM

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i mëparshëm i policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme