Garda Kombëtare e Idahos do të vendosë në Kosovë më shumë se 100 ushtarë të Batalionit 1 të helikopterëve sulmues, nga regjimenti 183.
Në njoftimin e lëshuar nga Ushtria Amerikane thuhet se më 22 gusht në Fushën Goëen ushtarët në fjalë u përshëndetën me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre për të nisur rrugëtimin në Prishtinë, kjo në mbështetje të operacionit “Joint Guardian”.
“Disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 pjesëtarë të personelit u vendosën në Teksas për afërsisht për një trajnim 30 ditor shtesë përpara se të niseshin për në Kosovë për 11-muaj në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s”, thuhet në njoftim.
“Operacioni Joint Guardian është një mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara. Ushtarët do të fokusohen në trajnimin dhe mbështetjen e partnerëve aleatë”.
Është hera e parë që nga viti 2003 që kjo njësi është vendosur në Ballkanit Perëndimor. Herën e fundit që ishte në rajon ky batalion ishte në Bosnje Hercegovinë periudha 2002-2003 për një mision ndihme humanitare. /Klankosova.tv