Aksident në Lezhë, pëson dëmtime drejtuesja e një prej automjeteve dhe një pasagjere

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, ku një automjet me drejtuese një 36-vjeçare është përplasur me një mjet që drejtohen nga një shtetas çek.


auto_aksidentt-policia1565541255-590x354-1

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar 36-vjeçarja dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e saj. Ato ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 36-vjeçarja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme