PAMJET/ E rëndë në Tiranë, banorët denoncojnë 41 vjeçarin që kryente marrëdhënie s*ksuale me kafshët tek Fusha e Aviacionit! Policia e shoqëron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 41 vjeçar është filmuar teksa abuzon me një qen.


Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin A.K., 41 vjeç, i cili u kap fillimisht në flagrancë në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Ngjarja e rëndë është filmuar nga banorët e zonës, të cilët e kanë denoncuar rastin menjëherë në faqet e posaçme të ndihmës së kafshëve në Shqipëri.

“Ne jemi nje faqe qe bejme vetëm mire dhe mundohemi mos cenojmë askënd, por ku behet fjale abuzime te tilla patjeter qe do i postojmë , këta te sëmure mendore duhet te futen ne qendra te posaçme se sot perdhunojne nje qen rruge neser kushedi cfare bejne inbox: prsh doja te beja nje denoncim per nje manjak i cili kryen kenaqsi personale me kafshe ne kete rast me qen ne zonen e ish fushes se aviacionit tirane qeni ka tape ne vesh nderkohe ”, thuhet ne denoncimin e publikuar nga faqja ne ndihme te kafshëve.

SHIKO VIDEON KETU KUJDES PAMJE TE RENDA

Pas publikimit të këtyre pamjeve, uniformat blu janë vënë në lëvizje për të kapur autorin.

Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm me gjobë ose me heqje lirie deri në 6 muaj.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në rrugën “Thoma Koxhaj”, u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme