EMRI/ Qëlloi me kallashnikov ndaj 2 oficerëve pasi e konstatuan me makinë të vjedhur, ekstradohet nga Franca 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Parisi, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se në vitin 2022 ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të dy punonjësve të policisë, të cilët e konstatuan atë me një makinë të vjedhur.


I ekstraduari është identifikuar si Shpëtim Kraja.

Në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se 1 herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ngjarja ka ndodhur me datë 14 janar 2022 në fshatin Arramenas, kur ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të oficerëve, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, për shkak se Kraja po lëvizte së bashku me dy shtetas të tjerë me një automjet tip “Benz”, që ishte e vjedhur në Vorë.

Kraja akuzohet si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

NJOFTIM

Interpol Tirana

Në vitin 2022, qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, ekstradohet nga Parisi, 37-vjeçari, Shpëtim Kraja.

I ekstraduari, i akuzuar nga Gjykata e Kurbinit dhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sh. K., më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme