Mickoski për vizitë në Kroaci, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë me ftesë të kolegut të tij kroat Andrej Plenkoviq.

Në Zagreb, kryeministri Mickoski, përveç kryeministrit kroat, do të ketë takim edhe me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe nënkryetarin e Kuvendit kroat, Zheljko Reiner.

Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi europian i vendit tonë, mbështetja kroate, si dhe sfidat në rrugën drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimet pritet të diskutohen mundësitë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Në kuadër të vizitës sot do të nënshkruhen dy marrëveshje në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, të cilat do të promovojnë bashkëpunimin e ndërsjellë përmes shkëmbimit të përvojave dhe projekteve me interes të përbashkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme