Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm.

 

Moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do përcillet me vranësira të dendura dhe intervale me diell, transmeton lajmi.net

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës së hënë vende-vende do të shoqërohen me riga të intensitetit të ulët fillimisht në veriperëndim të vendit , ku më pas nga e dita e marte , e mërkurë dhe pjesë e parë  e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet.

Temperaturat minimale do lëvizin nga 2-5 gradë Celsius, kurse ato maksimale  nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të jetë  jugperëndimi dhe verilindja, ku shpejtësia e saj mundë të arrijë deri 12m/s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme