Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 56 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimit aksidental në kokë teksa po riparonte automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Siri Kodra”, ku si pasojë mbeti viktimë shtetasi A.M., 56 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, por aksidentalisht është prerë në kokë, e për pasojë ka ndërruar jetën menjëherë.
NJOFTIM
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.