Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, makina e ushtrisë përplaset me autobotin. Raportohet për 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, ku një automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot.


Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosur kanë mbetur 6 ushtarakë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduar kanë mbetur ushtarakët me iniciale Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, te “Kryqëzimi i Dajçit, teksa automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme