Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal, lëndohet drejtuesja e një prej mjeteve!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Lapidari i Portëzës”.


Një prej mjeteve ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e një prej mjeteve e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Njoftimi:

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Patos në vëndin e quajtur “Lapidari i Portëzës”.

Një automjet tip Alfa Romeo me targa AA 336 TO është përplasur me një tjetër automjet tip Toyota Yaris me targa AB 536 MA që drejtohej nga një femër.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit Toyota e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Në vend ngjarje forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit por dhe për të normalizuar trafikun i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme