Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar lidhur me mbledhjen që pritet të zhvillohet ditën e nesërme me të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe drejtorët e departamenteve.
Takimi pritet të mbahet nesër në orën 10:00, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por mendohet se çështja në fokus do të jenë prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.
Nuk përjashtohet që në këtë takimi të bëhet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.