Aksident në rrugën Korçë-Pogradec! Makina përplas këmbësoren, 53- vjeçarja transportohet në spital, ja detajet e ngjarjes!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korcë-Pogradec, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 53 vjeçe.


Gruaja e plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se 53-vjeçarja është aksidentuar nga një automjet, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale G.M. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thotë policia.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme