Reshje shiu në mbarë vendin, nuk raportohen për dëme

Ndërsa, për sa i përket motit në vendin tonë, siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik, sot do të përfshihemi nga reshje lokale, intensive, dhe pritshmëritë janë për mbi 30 l/m2 në 24 orë. Nuk përjashtohen edhe bubullimat, dhe në ndonjë lokalitet, erë që mund të shkojë deri në 70 km/h. Në rajonet më të larta, sipas sinoptikëve, mund të ketë kushte edhe për breshër. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të shpeshta të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale nuk do t’i kalojë 24 gradët. Të mërkurën pritet për një intensitet më të lartë, të reshjeve të rrëmbyeshme, ndërkohë që stabilizimi pritet të ndodhë pas nga dita e enjte, një stabilizim i përkohshëm i cili pritet të zgjasë jo më shumë se sa 12 orë. E premtja do të shënojë sërish kthim të reshjeve të shiut. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme