Ka ndërruar jetë 33 vjeçari, i cili mbeti i plagosur me datë 5 shtator për shkak të aksidentit të rëndë rrugor.
I riu me iniciale E.R., nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Kujtojmë se 33 vjeçari u përplas me trafikndarësen me datë 5 shtator në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njoftoi policia.