Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e dyfishtë në Roskovec që tronditi vendin. Xhaxha e nip, Gramos e Lavdosh Kurti u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Sipas dëshmive në vendngjarje, shkak i konfliktit mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.
Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre. Ata janë qëlluar me bershëri atomatiku dhe kanë mbëtur të vdekur në vend.
LEXO EDHE: U vranë me breshëri plumbash, si ndodhi krimi i rëndë në Roskovec! Ja cili dyshohet të ketë qenë shkaku
Pa ngjarjes, autori është vetëdorëzuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, njoftoi policia.