Gazetar: Bashkim Sulejmani
Pas tensioneve të një ditë më parë në komunën e Vrapçishtit, situata sot paraqitet e qetë. Që në orët e hershme të mëngjesit komuna ka hapur dyert dhe vazhdoi punën normalisht. Organizatorët e protestave të një ditë më parë, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të protestojnë para dyerve të komunës çdo ditë nga ora 11 deri në orën 15 por, edhe përkundër këtij paralajmërimi, sot protesta nuk u zhvillua. Nga ana tjetër, punimet tek kisha në hyrje të fshatit Teplicë ishin ndërprerë.
Vizituam edhe fshatin Gallatë, të cilit fshat edhe i takon kisha, me çrrastë anketuam disa banorët të këtij fshati. Të njëjtët thanë se fshati madje ka mbajtur mbledhje në ditë më parë dhe ka vendosur që të ndërpriten punimet deri në marrjen e lejeve të duhura nga ana e komunës, ndërsa dënojnë dhunën që zhvillohet nga banor të cilët madje sipas tyre nuk ishin as të këtij fshati.
Për problemin në fjalë, kreu i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani mblodhi këshillin e komunës për të diskutuar për çështjen në fjalë.
Ndryshe, ditë më parë në komunën e Vrapçishtit, disa banorë, shumica nga qyteti i Gostivarit, protestuan në korridorin e komunës, me çrrastë tentuan që me dhunë të futen edhe në zyrën e kreut të komunës së Vrapçishtit, por u ndaluan nga Policia e Gostivarit. /Alsat.mk