Shtirej si të ishte përfaqësues i një institucioni vendor dhe mashtron biznesmenin duke i marrë 3 milionë lekë! Arrestohet 57 vjeçari në Lezhë

Një 57 vjeçar është arrestuar në Lezhë ditën e sotme pasi përmes një skenë mashtrimi ka përfituar vlerën prej 3 milionë lekë të reja nga administratori i një biznesi.


Në pranga është vënë shtetasi R.M., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Ai prezantohej në aplikacionin “Signal” si përfaqësues i një institucioni vendor dhe kontaktoi me biznesmenin në fjalë, për të arritur më pas në marrjen e asaj vlere të madhe parash përmes skemës së tij të mashtrimit.

Sakaq, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e një personi tjetër, i cili është bashkëpunor i 57 vjeçari në skemën mashtruese.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, i dënueshëm deri në 10 vite heqje lirie.

Çështja i ka kaluar Prokurorirsë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

DVP Lezhë/Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë.

Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. M., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

VIJON…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme