Dosja “Partizani”/ Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK për t’u njohur me akuzën zyrtare

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur mëngjesin e sotëm (12 shtator) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme që të njihet me akuzën e ngritur ndaj tij për çështjen “Partizani”.


Ndaj tij është është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, një masë e cila në fakt është zbatuar.

Kujtojmë se një ditë më parë ishin Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ata që u njohën zyrtarisht me akuzat që rëndojnë ndaj tyre nga SPAK për çështjen “Partizani”.

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte  pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh. Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme