Aksident trafiku në rrugën Gostivar-Kërçovë, përfshihet një kamion me targa të Kosovës

Sonte ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gostivar-Kërçovë, pas së cilës komunikacioni është në ndërprerje të plotë, njofton nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Më 12.09.2024, nga ora 21:20 në magjistralen A2, Gostivar – Kërçovë, komunikacioni është në ndërprerje të plotë për shkak të një aksidenti trafiku.

Trafiku do të zhvillohet përmes fshatit Rabin”, njoftojnë nga LAMM.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “X5” dhe një kamion që ishte me targa të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme