Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Sofje, ku do të marrë pjesë në operën “Nabuko” të Xhyzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe baletit nacional. Në kuadër të vizitës, Siljanovska Davkova në Sofje do të realizojë takim edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.