Bastisja në Shkup, Strumicë e Gostivar, hetime për fshehje tatimi dhe pastrim parash

Gazetar: Suad Bajrami

Një grup subjektesh juridike në vend janë nën hetim të Prokurorisë për fshehje tatimi, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në Shkup, Strumicë dhe Gostivar ku sipas policisë dhe organit të akuzës janë siguruar dokumentacione. Megjithatë, për shkak se rasti është në procedurë parahetimore, institucionet nuk japin detaje më të hollësishme.

“Zyrtarët policorë, zyrtarët e Drejtorisë për të Ardhura Publike në koordinim me hetuesit nga Laboratori për Forenzikë Digjitale të Qendrës Hetuese të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë bastisjeve kanë siguruar dokumente dhe shkresa elektronike të cilat do të jenë lëndë i përpunimit dhe analizës me qëllim të sigurimit të provave materiale për nevojat e procedurës së mëtejshme parahetimore”, thonë nga MPB dhe Prokuroria.

Për aksionin e djeshëm u deklarua edhe ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se vetë ka marrë pjesë në zbatimin e aksionit në Strumicë.

“Dua të shpreh falënderim të madh deri te Drejtoria për të Ardhura Publike dhe drejtoresha Elena Petrova, dhe veçanërisht deri te kolegët nga Strumica dhe qytetet tjera të cilët sot bashkë me mua tërë ditën pa u lodhur punuan në zbatimin e aksionit në Strumicë. Një pjesë e tyre drejtpërdrejt me mua në Strumicë, ndërkaq një pjesë edhe në qytete tjera të Maqedonisë”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave.

Për aksionin në fjalë, gjatë ditës pritet që të deklarohet edhe ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme