Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet pa pengesa dhe pa pritje kufitare

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Në rrugën Kërçovë-Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa pjesë, qarkullimi po zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjale adekuate të trafikut dhe për këtë arsye rekomandohet respektimi i rreptë i shpejtësisë së njëjtë dhe të rregulluar të lëvizjes.

Nga data 24 tetor 2023 filloi rikonstruksioni i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme