Mësohet se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçen, të riun i cili akuzohet se dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec.
Denis Meçe, i cili ndodhet prapa hekurave për këtë ngjarje të rëndë kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një masë më të butë, por kërkesa e tij është rrëzuar.
Ndërkohë Gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të cilët nuk kallëzuan për krimin.
vijon