Qeveria në seancën e sotme vendosi formimin e Këshillit për menaxhimin me financat publike

Qeveria në seancën e sotme vendosi formimin e Këshillit për menaxhimin me financat publike, si trup më i lartë koordinativ në Qeveri për ndjekjen e zbatimit të reformave në kuadër të Programit 2024 – 2027.

Këshilli, siç njoftojnë nga Qeveria do të ketë kryetar dhe 9 anëtarë. Në krye të Këshillit do të jetë ministri i Financave, ndërsa anëtarë do të jenë ministri për çështje evropiane, për energjetikë, ministri i Administratës, transformimit digjital, si dhe drejtorët e Doganës, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Byrosë për Furnizime Publike, e të tjerë.

Detyrë e Këshillit do të jetë ndërmarrja e aktiviteteve gjatë realizimit të reformave të Programit, të shqyrtojë dhe miratojë propozim planin aksionar vjetor, para miratimit nga ana e Qeverisë, të ndjekë zbatimin e kështu me radhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme