“Balancuesi” sot në seancë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë nëse ndaj nismës për balancuesin do të hapet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë ose jo. Në rast se gjykata vendos të hap lëndën dhe të procedon, gjykatësit do të referojnë më ngritjen e dyshimeve për bazën kushtetuese të mekanizmit të balancuesit. Faza kritike për rrëzimin e mundshëm të këtij mekanizmi fillon vetëm pasi gjykata të nisë procedurën e vlerësimit.

Nisma daton nga formati i vjetër i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Më 11 janar të këtij viti, komisioni kishte marrë për bazë dyshimet për keqpërdorimin e këtij mekanizimi gjatë procedurave të punësimit, përkatësisht deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike. Në mesin e arsyeve ish anti-korrupsionerët kanë vlerësuar se efekti i balancuesit ishte pozitiv, por nëpër institucione shtetërore ka rritur pa nevojë numrin e të punësuarve duke mbipopulluar institucionet shtetërore dhe administratën.

VMRO-DPMNE-ja kishte propozuar abrogimin e balancuesit në programin zgjedhor. Hristijan Mickoski kishte deklaruar se abrogimi është kërkesë e BE-së. Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se balancuesi nuk abrogohet por avancohet me një ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Keqpërdorimi i këtij mekanizimi ishte evidentuar edhe në raportin e fundit të Avokatit të Popullit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme