Punonjësit e aeroportit të Vlorës kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe kanë bllokuar punën, për shkak se pretendojnë se nuk u është kaluar paga.
Tubimi i tyre është mbajtur në hyrje të kantierit të ndërtimit.
Ata janë shprehur se prej disa muajsh nuk kanë marrë rrogën dhe paralajmërojnë pezullim të punës së tyre.
Afati i dhënë prej tyre për marrjen e pagave është deri ditën e premte.
Punonjësit janë shprehur se gjendja nuk mund të kalojë vetëm me fjalë “do e rregullojmë” dhe se drejtuesit nuk duhet të marrin me të tallur situatën.
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”, u shpreh një nga protestuesit.