Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka ka treguar se klientët, që blejnë apartamente janë të huajt, emigrantët dhe intelektualët.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se shumë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ndershme jashtë blejnë banesa në vendin tonë.
Eksperti i pasurive të paluajtshme Gjin Gjoka: Shumë apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Jo i njëjti kontingjent blen apartamente. Ne kemi dhe intelektualë që blejnë apartamente.
Blejnë apartamente edhe mësuesit, policët. Ideja e pasjes së një prone është shpirtërore në Shqipëri. Emigrantët blejnë gjithashtu.