Homazhe për Gerti Bogdanin në Kuvend! Ish-deputeti u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare

Homazhet në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, kanë nisur në Kuvend që prej orës 10:00.


Në Parlament ka mbërritur më herët arkmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.

Kolegët e tij, miqtë dhe familjarët po i japin lamtumirën e fundit Bogdanit.

Homazhet në nder të tij nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, Gerti Bogdani do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Ditën e sotme ishte programuar të mbahej seanca parlamentare në orën 10:00, por ajo është shtyrë për në orën 17:00.

Në nder të ish-kolegut të tyre, Partia Demokratike ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

Po kështu, flamuri demokrat është ulur gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë blu.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Kujtojmë se Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak të papritur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme