Zëvendëspresidentja e “Hysenbelliu Group”, Fabiola Hysenbelliu merr pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

Përfaqësuesit e “Hysenbelliu Group”, zv.presidentja Fabiola Hysenbelliu sëbashku me bashkëshortin e saj, Rigels Balla morën pjesë në homazhet që u zhvilluan në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë, në ndër të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Në homazhe ka marrë pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i News24, Aleksandër Çipa! Zv.presidentja e Hysenbelliu Group pasi ka bërë homazhe pranë arkëmortit, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së demokratit, Edlira Çepani dhe familjes Bogdanit.


Fabiola Hysenbelliu homazhet-GertiBogdani (3)

Krerët e shtetit, shumë personalitete të politikës dhe kulturës dhe artit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

NGJARJA E RENDE

Gerti Bogdani ndërroi jetë ditën e enjte pasi një goditje në zemër, teksa ishte duke konsumuar kafe më disa miq të tij në ambientet e Rogner.

Bogdani ditën e martë kishte qenë pjesë e panelit të emisionit Open ne News24, teksa kishte analizuar situatën në Kosovë dhe zgjedhjeve në SHBA.

Moderatorja Eni Vasili tha se Gerti Bogdani do të mbahet mend mbi të gjitha si një qytetar me shumë vlera.

“Emisionin sot dua ta nis për një qytetar të mirë, siç ishte Gerti Bogdani, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke tronditur politikën dhe opinionin publik. Dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në këtë studio dhe bashkë me ne në Open bëri analizën e situatës në Kosovë dhe fushatës në SHBA. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur dhe për ne në News 24.

Gerti nuk la të kuptohej se kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin e tij. Ai ishte gjithnjë i qetë, mbrëmë ishte një emision normal dhe asgjë nuk të bënte të mendoje se do merrnim një lajm të tillë. Një djalë i ri, i sjellshëm, që do kishte patjetër një të ardhme të shkëlqyer në politikën shqiptare. Shprehim ngushëllimet për familjen e tij”, u shpreh moderatorja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme