Kuvendi nis seancën plenare, mbahet një minutë heshtje për Gerti Bogdanin! Deputetët e PD largohen nga salla pas nderimit të ish-deputetit

Teksa Kuvendi ka nisur seancën plenare për ditën e sotme, të gjithë deputetët mbajtën një minutë heshtje në këmbë në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani i cili u nda nga jeta një ditë më parë.


Më tej pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë u larguan nga salla. Kujtojmë se ditën e sotme PD shpalli ditë zie, në nder të tij duke anuluar gjithashtu të gjitha aktivitetet.

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë, konkretisht, projektligji  “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u nda dje nga jeta tragjikisht në moshën 44 vjeçare pas një ataku kardiak.

Bogdani u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve ish-deputeti mbërriti i pajetë. Bogdani ishte duke konsumuar kafe në një ambient të njohur në qendër të Tiranës kur pësoi atak kardiak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme