Ali Ahmeti: Nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e kësaj qeverie, nuk jemi gomë rezervë e askujt

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur se Fronti Europian nuk është i interesuar që të jetë pjesë e kësaj qeverie, sepse siç u shpreh ai, Fronti Europian nuk është gomë rezervë e askujt. Ahmeti madje tha se shqiptarët dhe komunitetet tjera nuk e meritojnë të jenë të nënçmuar dhe të përbuzur, shkruan Alsat.

“Shqiptarët në RMV janë subjekt dhe jo objekt. Për të qenë më të hapur dhe më të kuptueshëm për të gjithë qytetarët që na dëgjojnë e na vëzhgojnë, shqiptarët janë subjekt sepse janë të organizuar përfaqësojnë me ndërgjegje dhe me përgjegjësi program politik, juridik, në procese të rëndësishme. Për fat të keq sot shqiptarët po përfaqësohen nga objekti që e ka emrin VLEN. Për të qenë më të kuptueshëm për veshin e çdo qytetari, çka është objekti dhe pse përfaqësohet nga objekti? Objekti është guri që e merr ustai dhe e vendos në murrë, dhe kur veshi i del jashtë perit, ustai dhe me çekiq ja pret veshin, kështu është, ky është objekti që i përfaqëson sot shqiptarët në institucione, pa hyrë në të gjitha informacionet… Fronti do vazhdoje çdo dit me konferenca shtypi, diellin një pëllëmbë përmbi kokë do ua sjellim, sepse nuk meritojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera këtë përbuzje dhe nënçmim. Ne nuk jemi të interesuar fare të jemi pjesë e kësaj qeverie. Në nuk jemi gomë rezervë që secili që ka pengesë dhe defekte në rrugë ne të na vendos”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme