Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetar i organit për organizimin e zgjedhjeve u zgjodh Boris Kondarko i LSDM-së, ndërsa nënkryetar Abdush Demiri i propozuar nga Lëvizja Besa, përkatësisht koalicioni VLEN. Anëtarë nga radhët e opozitës mbeten Ditmire Shehu nga BDI dhe Oliver Ristevski nga LSDM-ja. Anëtarë i deleguar nga VMRO-DPMNE-ja mbetet kryetari i deritanishëm, Aleksandar Dashtevski. Kuvendi miratoi vendimin për shpalljen e konkursit edhe për dy anëtarë të tjerë për shkak të dy vendeve vakante që u lëshuan pasi Boban Stojanovski i cili u zgjodh zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Ristevska u pensionua. /Alsat.mk