Viktima dhe dhjetëra persona të zhdukur nga përmbytjet/ Presidenti Begaj: Katastrofë natyrore, solidarizohemi me qytetarët e prekur në Bosnjë dhe Hercegovinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku deri tani raportohet për disa të vdekur dhe dhjetëra persona të tjerë të zhdukur.


begaj

Me anë të një mesazhi në X, Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet homologut të tij dhe familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, – u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme