Imami që ka varrosur familjen Jashari: Nuk ka ditë që nuk më kujtohet kjo ngjarje

Imami Osman Musliu që ka varrosur trupat e familjes Jashari ka treguar se akoma edhe pas 19 vjetëve kujton këtë moment të vështirë.

“Sa herë zgjohem në mëngjes, betohem në Zot, që nuk ka ditë që nuk më kujtohet familja Jashari. Po më vjen turp të flas për ta pasi po më duket sikur marketing po bëhet pas vdekjes së tyre”.

“Kam varrosur një njeri dhe familje që liria jonë ka ardhur falë tyre”.

“Për dy gjëra kurrë nuk do ta humbas respektin, për dëshmorët – pasi pa ta nuk do ta gëzonim lirinë, për flamurin amerikan – për të cilin mund ta humb respektin. Mikun nuk e harroj, vetëm nëse më bëhet armik”.

Musliu në rrëfimin e tij ekskluziv në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se familja Jashari është sulmuar dhe ka nisur një luftë me forcat serbe.

“5 marsi ka qenë ditë e enjte, kam falë namazin e sabahut, kam dëgjuar krismat në Skënderaj. Pastaj kam marr lajmin se po sulmohet familja Jashari. Këto ditë kanë qenë të rënda, granatime me tanke, topa e tenka”.

“E kemi përcjellur sulmin për tre ditë rend, nuk ka pas mudnësi të afrohemi. Edhe po të mundnim ishim me duar në xhepa. Tre ditë dhe tre netë nuk ka pushuar lufta”.

“Në mbrëmje i kam thënë babës se do të marrë pjesë në varrimin e Jasharajve. Lotët më kanë dalë, qysh shihet në video, kur kam kuptuar që Hamzës ia kanë vrarë të gjtihë fëmijët”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme